Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë të Berishës! 60 ditë për 6 deputetët e PD-së
Lajmi i Fundit

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë të Berishës! 60 ditë për 6 deputetët e PD-së

Partia Socialiste këtë të enjte ka bërë kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të Partisë Demokratike, pas seancës plenare të shoqëruar me tensione të larta, bllokim të foltores dhe ndërprerje të punimeve.

Sipas kërkesës së paraqitur, për kreun e PD, Sali Berisha kërkohet masë disiplinore me 10 ditë përjashtim. Ndërkohë, për gjashtë deputetët e tjerë të opozitës, kërkesa parashikon një masë më të ashpër, prej 60 ditësh përjashtim.

Deputetët për të cilët kërkohet kjo masë janë: Xhelal Mziu, Bledi Himçi, Ivi Kaso, Bledion Nallbati, Albana Vokshi dhe Klodiana Çapja.

Kërkesa vjen pas situatës së tensionuar të krijuar në seancën plenare. Gjatë kësaj seance, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndezën flakadanë dhe përdorën bilbila për të penguar zhvillimin normal të rendit të ditës. Kjo solli ndërprerjen e seancës dy herë radhazi për shkak të pamundësisë së vijimit të punimeve.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts