Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia forcojnë lidhjet kulturore, Sulejmani dhe Shimkoviçova firmosin marrëveshje bashkëpunimi
Ballina

Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia forcojnë lidhjet kulturore, Sulejmani dhe Shimkoviçova firmosin marrëveshje bashkëpunimi

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka zhvilluar takim dypalësh me zëvendëskryeministren dhe ministren e Kulturës së Sllovakisë, Martina Shimkoviçova, gjatë vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë takimit u nënshkrua një marrëveshje e re për bashkëpunim në fushën e kulturës, e cila synon forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kulturore.

Dy ministrat diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve kulturore, organizimin e Ditëve të Kulturës në të dyja vendet, si dhe shkëmbimin e përvojave lidhur me manifestimin „Kryeqyteti Europian i Kulturës“, ku Trençini mban titullin për vitin 2026, ndërsa Shkupi për vitin 2028.

Në takim u shqyrtuan edhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në turizëm, ndërsa të dyja palët shprehën gatishmërinë për zhvillimin e nismave të reja të përbashkëta.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts