Kryeministri i Kosovës ka marrë sërish fjaln në vazhdimin e seancës e jashtëzakonshme të Kuvendit, megjithatë protesta ka nis nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Fillimisht nga foltorja reagoi deputetja Vlora Çitaku, më pas deputetja Arbnora Salihu shkoi në foltore dhe mori flamurin i cili ishte vendosur më herët nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Kurse, më pas deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, shkuan tek kryesuesi i seancës, Ardian Gola, duke i kërkuar që Kurti të flas për temën që po diskutohet.
E më e “ashpër”, ishte deputetja Ganimete Musliu e cila shkoi tek foltorja dhe kapi mikrofonin, duke i thënë Kurtit që të kthehet në temë e mos të tregoi përralla.















Comments are closed