Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kuzeska: Vendimet e Saveskit goditën prokuroren e pavarur Ristovska
Maqedoni

Kuzeska: Vendimet e Saveskit goditën prokuroren e pavarur Ristovska

Lençe Ristovska u largua nga detyra sepse qeveria kishte nevojë për një prokuror nën kontrollin e saj, theksoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së.

Në konferencën e sotme për shtyp para Prokurorisë Publike, Kuzeska theksoi se prokurori i ri publik, Nenad Saveski, po përmbush detyrat e deleguara nga Hristijan Mickoski, ndër to edhe largimin e Ristovskës.

“Lençe Ristovska ishte një profesioniste e pavarur dhe e njohur, që bashkëpunoi edhe me Eurojust. Ajo u detyrua të largohej pasi ankesat e saj për presion politik nga Mickoski u injoruan, duke përfshirë edhe ofendimet publike në televizion,” deklaroi Kuzeska.

Ajo shtoi se vendimi për t’i marrë Ristovskës rastet “Talir 1” dhe “Talir 2” është prova se prokurorja e re po vepron sipas urdhrave të Mickoskit për të mbrojtur asetet kriminale të VMRO-DPMNE-së.

Comments are closed

Related Posts