Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se me diskutimin e kryeministrit Albin Kurti është shpërfaqur qëllimi për ta dërguar vendin në zgjedhje.
Në seancë të jashtëzakonshme, Tahiri pas diskutimit të Kurtit ka thënë se po bën demagogji rreth zhvillimeve globale, pa marrë përgjegjësi për situatën aktuale.
Tahiri: Kurti e shpërfaqi qëllimin për ta dërguar vendin në zgjedhje
“Kryeministri i Kosovës na erdhi në sallë, në vend se të reflektojë mbi debatin për çka ne po bisedojmë tash e sa orë, ai në fakt e shpërfaqi në mënyrën më të drejtpërdrejtë misionin dhe qëllimin e tij për ta dërguar vendin në zgjedhje.
Veç kthehuni mbrapa dhe dëgjoni çfarë ka folur kryeministri i Kosovës prej kësaj foltoreje. Fillimisht i dha një analizë globale, pastaj tregoi çfarë ka bërë me shtesa, foli për projektet e veta dhe në asnjë moment nuk u kthye të përgjigjet në një kërkesë që grupi parlamentar i LDK-së me mbështetjen e opozitës e ka sjellë një rezolutë, e ka sjellë një plan, e ka sjellë një ide të ulë çmimin e naftës.
Ajo që pamë sot në fjalimin e tij është shkurt edhe shqip një shpërfaqja e plotë e një papërgjegjësie totale të qeverisë, e një pozicioni të plotë të autokratit dhe mbi të gjitha një demogagji rreth zhvillimeve globale”, tha Tahiri.
Në organin më të lartë legjislativ po vazhdon debati parlamentar për rritjen e çmimit të naftës.















Comments are closed