Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Sveçla: Xhandarmëria e Kosovës po bëhet, kam nënshkruar themelimin e grupit punues!
Lajmi i Fundit

Sveçla: Xhandarmëria e Kosovës po bëhet, kam nënshkruar themelimin e grupit punues!

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se xhandarmëria e Kosovës po bëhet.

Sveçla bëri të ditur se ka nënshkruar themelimin e grupit punues i cili do të bëj analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, si Agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufinjve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike” shkruan Sveçla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts