Pasi ditë më parë Arben Fetai dha dorëheqje nga posti i zv/kryeministrit dhe ministrit për Qeverisje të Mirë, fati i tij ende nuk dihet se ku do të përfundojë. Për këtë çështje, Televizioni Shenja ka pyetur deputetin e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, se a ekzistonë mundësia që Fetai të kthehet në partinë amë, pra në ASH, por si duket kjo është e pa mundur, pasi Snopçe tha se nuk mendon për një gjë të tillë.
I pari që ka kërkuar llogari nga Fetai, Sponçe tha se ka qenë pikërishtë ai, ndërsa shtoi se Fetai për momentin është i dëshpëruar politkishtë, pasi sipas tij, Fetai ka dhënë shumë kritika kundrejtë ish bashkëpartiakëve të tij.














