Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Shkëndija dënohet me 105 mijë euro nga FFM-ja dhe përjashtim nga Kupa
Lajmi i Fundit

Shkëndija dënohet me 105 mijë euro nga FFM-ja dhe përjashtim nga Kupa

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Në total, Komisioni Disiplinor pranë FFM-së i ka shqiptuar dënim në para prej 105 mijë eurove skuadrës shqiptare nga Tetova. Fillimisht, Shkëndija ka marrë dënim prej 15 mijë eurosh për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në finale të Kupës kundër Sileksit.

10 mijë euro për thirrjet nacionaliste dhe sloganeve me përmbajtje fyese mbi baza kombëtare si dhe me 20 mijë euro për shkak të shfaqjes së një pankarte me përmbajte naziste.

Shkëndija gjithashtu është dënuar me 30 mijë euro dhe me përjashtim nga garat e Kupës së Maqedonisë për sezonin 2026/27 për shkak të refuzimit për ti pranuar medaljet në ceromoninë zyrtare në finale dhe për shkak të sjelljes dhe mungesës së respektit ndaj personave zyrtare dhe ekipit kundërshtarë.

Dënimi tjetër prej 30 mijë eurove dhe katër ndeshje pa publik ka të bëjë me mosrespektimin e himnit të shtetit, përkatësisht fishkëllimave dhe sjelljes diskriminuese gjatë finales së Kupës së Maqedonisë.

Përveç Shkëndijës, nga FFM është dënuar edhe Vardari me 15 mijë euro dhe Sileksi me 5 mijë euro.

Comments are closed

Related Posts