Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Skena që bëri bujë në ndeshjen Argjentinë – Zvicër, Messi u përplas me gjyqtarin pas vendimit ndaj Embolos
Lajmi i Fundit

Skena që bëri bujë në ndeshjen Argjentinë – Zvicër, Messi u përplas me gjyqtarin pas vendimit ndaj Embolos

Lionel Messi është sërish në qendër të vëmendjes pas fitores dramatike të Argjentinës ndaj Zvicrës me rezultatin 3-1 pas vazhdimeve, rezultat që i siguroi “Albiceleste”-s një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Pas eliminimit, mediat dhe lojtarët zviceranë kanë ngritur akuza ndaj yllit argjentinas, duke pretenduar se Messi ka përdorur autoritetin dhe emrin e tij për të ndikuar te gjyqtari portugez Joao Pinheiro në vendimin për përjashtimin e Breel Embolos.

Kamerat kanë kapur edhe një moment të tensionuar mes Messit dhe gjyqtarit, ku kapiteni i Argjentinës shihet duke iu afruar gjyqtarit pasi ky i fundit duket se i është drejtuar me ton të lartë.

“Ju lutem, drejtohuni ndaj meje me respekt. Mos më tregoni mungesë respekti. Unë po ju flas me respekt maksimal”, mësohet t’i ketë thënë Messi gjyqtarit.

Kontestimi më i madh nga ana e zviceranëve erdhi pas një ndërhyrjeje të Leandro Paredes ndaj Embolos pranë vijës anësore.

Fillimisht, gjyqtari i tregoi karton të verdhë mesfushorit argjentinas, por pas ndërhyrjes së VAR-it situata ndryshoi plotësisht.

Pamjet televizive zbuluan se sulmuesi zviceran kishte ekzagjeruar kontaktin dhe kishte nisur të rrëzohej para se të prekej realisht nga Paredes.

Për këtë arsye, vendimi fillestar u anulua dhe Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim, duke lënë Zvicrën me 10 lojtarë.

Për këtë arsye, vendimi fillestar u anulua dhe Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim, duke lënë Zvicrën me 10 lojtarë.


Comments are closed

Related Posts