Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Skeçi i “Portokallisë”. Arifi: Nuk ishte satirë, por propagandë politike
Ballina

Skeçi i “Portokallisë”. Arifi: Nuk ishte satirë, por propagandë politike

Latif Arifi nga koalicioni VLEN, ka reaguar ashpër ndaj një interpretimi në emisionin humoristik Portokalli, ku përmes një skeçi u përmend “kori i studentëve të Maqedonisë”, duke e cilësuar atë si denigrues dhe me prapavijë politike.

Sipas Arifit, humori humb kuptimin e tij kur përdoret si mjet për sulme politike dhe përçmim ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai vlerëson se skeçi nuk kishte karakter satirik, por përçonte një mesazh politik në favor të një pale të caktuar.

“Nuk ishte humor, por një mesazh politik i paketuar si satirë”, ka shkruar Arifi, duke shtuar se nëse qëllimi ishte sulmi ndaj një subjekti politik, atëherë duhej të përmendej drejtpërdrejt Bashkimi Demokratik për Integrim dhe jo të etiketohej padrejtësisht një komunitet i tërë shqiptarësh.

Ai ka theksuar se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë objekt talljeje dhe se dinjiteti i tyre nuk mund të cenohet përmes emisioneve televizive apo skenarëve të porositur politikisht.

Në reagimin e tij, Arifi shpreh gjithashtu respektin dhe dashurinë ndaj Shqipërisë, por nënvizon se askush nuk ka të drejtë të përdorë ekranet shqiptare për të fyer shqiptarët jashtë kufijve të saj.

Comments are closed

Related Posts