Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shëndetësi
  • Aliu: Mbi 1.250 punësime në shëndetësi. Infermierët janë shtylla e sistemit
Lajmi i Fundit

Aliu: Mbi 1.250 punësime në shëndetësi. Infermierët janë shtylla e sistemit

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, me rastin e shënimit të Javës Kombëtare dhe Evropiane të infermierëve dhe mamive, theksoi rolin kyç të infermierëve, teknikëve mjekësorë dhe mamive në funksionimin e sistemit shëndetësor.


Në akademinë solemne të organizuar nga ZMSTAM, Aliu deklaroi se ata përfaqësojnë bërthamën e shëndetësisë, duke marrë pjesë në të gjitha segmentet – nga parandalimi dhe diagnostikimi, deri te rehabilitimi dhe mbështetja e pacientëve dhe familjeve të tyre.


“Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar në forcimin e burimeve njerëzore në institucionet publike shëndetësore, ku janë realizuar mbi 1.250 punësime në sektorin publik të shëndetësisë, një pjesë e konsiderueshme prej tyre infermierë”, theksoi Aliu.

Comments are closed

Related Posts