Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Shkëndija, përfolet se ka shkarkuar drejtorin sportiv, Ardian Cuculi
Lajmi i Fundit

Shkëndija, përfolet se ka shkarkuar drejtorin sportiv, Ardian Cuculi

Shkëndija i ka dhënë fund bashkëpunimit me drejtorin sportiv Ardian Cuculi, pas gati pesë vitesh në këtë detyrë.

Sipas burimeve të Open-TV, Cuculit i është dorëzuar shkarkimi nga klubi tetovar. Ai tashmë është përshëndetur me futbollistët dhe administratën e klubit.

Vendimi vjen pas një sezoni në të cilin Shkëndija nuk arriti ta fitojë titullin, ndërsa në garat evropiane nuk e përsëriti suksesin e sezonit të kaluar, kur arriti deri në fazën e grupeve të Conference League.

Cuculi pritet ta ndjekë edhe ndeshjen e radhës të Shkëndijës ndaj Struga Trim & Lum, ndërsa më pas do të largohet nga klubi.

Kush do të jetë pasardhësi i Cuculit në postin e drejtorit sportiv? Kjo pritet të mësohet në ditët në vijim.

Një ndryshim që padyshim do të hapë shumë diskutime në opinionin sportiv tetovar.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts