Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, gjatë një interviste në emisionin “Triling” në TV24 ka trajtuar një sërë çështjesh politike dhe institucionale, duke u fokusuar te përdorimi i gjuhës shqipe, integrimi evropian, dinamika brenda qeverisë dhe zhvillimet politike aktuale.
Ai komentoi raportet brenda skenës politike, duke theksuar se çështjet partiake duhet të zgjidhen brenda strukturave përkatëse dhe jo përmes debatit publik. Sa i përket stabilitetit qeveritar, Sali hodhi poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke paralajmëruar se më e mundshme është një rikonstruim i qeverisë.
“Nëse ka rikonstruim të qeverisë, pse të ketë zgjedhje të parakohshme? Në muajin maj pritet një revizion i funksionimit dhe realizimit të programit qeveritar”, deklaroi ai.















Comments are closed