Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Qytetarët e Manastirit, kthejnë dëmshpërblimin e tërmetit, morën 12 euro, pas 4 vitesh pritje
Ekonomi

Qytetarët e Manastirit, kthejnë dëmshpërblimin e tërmetit, morën 12 euro, pas 4 vitesh pritje

Një banore e Manastirit, e zhgënjyer nga shuma qesharake prej 1.270 denarësh (rreth 20 euro) që i është paguar si dëmshpërblim për tërmetin e vitit 2022, ka vendosur t’i kthejë paratë mbrapsht. Ajo i ka vendosur ato në një zarf dhe i ka dorëzuar në sportelin e Komunës së Manastirit.

Kjo ishte mënyra ime për të shprehur revoltën ndaj kësaj shume fyese, duke pasur parasysh dëmtimet e mëdha që pësoi shtëpia ime. Meqë nuk mund t’i ktheja në thesarin e shtetit, i dorëzova në komunë bashkë me një letër ku jam nënshkruar,” deklaroi ajo.

Skandali i shifrave: 12 euro për qytetarët, mijëra euro për komisionerët.

Pas katër vitesh pritje nga tërmeti i 9 janarit 2022, banorët e Manastirit mbetën të shokuar kur panë llogaritë e tyre bankare. Mesatarja e dëmshpërblimit ishte vetëm 700 denarë (rreth 11-12 euro), ndërsa disa nuk morën as 100 denarë. Kjo ndodhi pasi Qeveria vendosi të paguajë vetëm 5% të vlerës së vlerësuar të dëmit.

Nga ana tjetër, të dhënat e portalit “Open Finance” zbulojnë një realitet tjetër për hartuesit e këtyre vlerësimeve. Komuna e Manastirit u ka paguar 7 anëtarëve të Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve shuma që shkojnë nga 1.600 deri në 2.400 euro për person. Në total, komisionerët morën rreth 14.000 euro, një shumë shumë herë më e lartë se ajo që u shpërnda për 2.342 qytetarët e dëmtuar.

Comments are closed

Related Posts