Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Sali: Dokumenti për përmbushjen e reformave është dorëzuar në BE, integrimi mbetet prioritet
Ballina

Sali: Dokumenti për përmbushjen e reformave është dorëzuar në BE, integrimi mbetet prioritet

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, njoftoi se sot është zhvilluar takimi i rregullt koordinues për zbatimin e Agjendës së Reformave, me pjesëmarrjen e Kryeministrit dhe institucioneve përgjegjëse.

Sipas Salit, gjatë takimit u konfirmua se dokumenti që përmbledh detyrimet e përmbushura dhe progresin e arritur është dorëzuar në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se ky hap dëshmon edhe një herë përkushtimin e institucioneve për realizimin e reformave dhe avancimin e procesit të integrimit evropian.

“Reformat mbeten prioriteti ynë. Me koordinim të mirë institucional dhe punë të përkushtuar, do të vazhdojmë të realizojmë detyrimet që sjellin rezultate konkrete për qytetarët dhe e afrojnë vendin drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Sali në një njoftim të publikuar në Facebook.

Takimi koordinues është pjesë e aktiviteteve të rregullta të institucioneve për monitorimin e zbatimit të Agjendës së Reformave dhe përmbushjen e obligimeve në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts