“Të nderuar qytetarë, të nderuar banorë të Gostivarit,
Sapo pranuam njoftimin për situatën alarmante të krijuar lidhur me çështjen e ujit, reagimi ynë ishte i menjëhershëm. Si drejtor i Qendrës për Shëndet Publik, së bashku me ekipin tim, u nisëm pa humbur kohë për të koordinuar veprimet dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme me qëllim parandalimin e përkeqësimit të situatës dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Sot, së bashku me Dr. Berun Mustafa, specialist i higjienës, dhe Dr. Zorica Zafiroska, specialiste epidemiologe, zhvilluam takim pune me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, si dhe vizituam Repartin e Infektologjisë, ku u shqyrtua nga afër gjendja aktuale dhe u koordinuan hapat e mëtejshëm institucionalë.
Qendra për Shëndet Publik mbetet në terren, duke monitoruar situatën në vazhdimësi dhe duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet kompetente. Prioriteti ynë mbetet mbrojtja e shëndetit publik dhe informimi i drejtë e në kohë i qytetarëve”, ka shkruar Shaqir Zulbeari, drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik – Tetovë.














