Një shqetësim në rritje për shëndetin publik është përdorimi i tepërt i pajisjeve elektronike tek fëmijët. Ekspertët paralajmërojnë se kalimi i orëve të gjata para telefonave, tabletëve dhe televizorit po ndikon negativisht në zhvillimin e trurit, shikimin dhe sjelljen e tyre.
Studimet tregojnë se fëmijët që kalojnë më shumë se 3–4 orë në ditë para ekraneve kanë më shumë gjasa të kenë probleme me përqendrimin, të zhvillojnë ankth dhe të preken nga pagjumësia. Drita blu e ekraneve ndërhyn në prodhimin e melatoninës, duke prishur ritmin natyror të gjumit dhe duke ulur cilësinë e tij.
Mjekët paralajmërojnë gjithashtu për efektet fizike, sytë mund të lodhen, shfaqet dhimbje koke dhe posturat e këqija mund të shkaktojnë probleme muskulare dhe shpine. Shumë prindër nuk e vënë re se ndikimet mund të jenë afatgjata dhe serioze.
Ekspertët rekomandojnë kufizimin e kohës para ekranit, aktivitete fizike jashtë dhe ndërveprim social të drejtpërdrejtë. Përdorimi i ekraneve duhet të menaxhohet me kujdes, sidomos tek fëmijët në zhvillim. Mesazhi është i qartë, ekranet mund të duken të pafajshme, por pasojat për trurin, syrit dhe trupin e fëmijëve janë reale dhe të rrezikshme.















Comments are closed