Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Muça: Një grup problematik nga Maqedonia, po vjen për protestën e së shtunës
Lajmi i Fundit

Muça: Një grup problematik nga Maqedonia, po vjen për protestën e së shtunës

Analisti Flogert Muça ka ngritur dyshime për praninë e një grupi personash nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, në ditën kur është paralajmëruar një protestë e madhe në Tiranë, më 24 tetor, përcjellë Euro News.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Muça deklaroi se, sipas informacioneve që pretendon se ka marrë nga burime në terren, ekzistojnë dyshime se një grup personash mund të mbërrijë në Shqipëri të shtunën dhe të shkaktojë incidente gjatë protestës.

“Burime të mirëinformuara nga terreni, shumë konfidenciale, më kanë konfirmuar se ka dyshime shumë të forta që matanë kufirit tonë, në Maqedoninë e Veriut, po përgatitet që të vijë në ditën e shtunë një grup problematik. Fatkeqësisht, grupi që do të vijë do të jenë shqiptarë. Mund të shkaktojnë situata të pakëndshme në Tiranë”, u shpreh Muça.

Deklarata vjen në ditën e dhjetë të protestave në Shqipëri, të cilat janë shoqëruar gjatë ditëve të fundit me përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Për 24 tetorin është bërë një tjetër thirrje për protestë të madhe përpara Kryeministrisë.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts