Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Rexhepi: Gjimnazi i Tetovës, nga institucion elitar, në gjendje alarmante
Ballina

Rexhepi: Gjimnazi i Tetovës, nga institucion elitar, në gjendje alarmante

Gjendja në Gjimnazi i Tetovës po ngre shqetësime serioze për kushtet në të cilat zhvillohet mësimi dhe aktivitetet e nxënësve.

Sipas Bajram Rexhepi nga BDI, ambientet e shkollës janë lënë në mëshirë të fatit. Oborri i mbushur me mbeturina, fushat sportive të shndërruara në parkingje të egra dhe hapësirat e gjelbra që po degradojnë, sipas tij, përbëjnë një realitet të papranueshëm për një institucion arsimor.
Po ashtu, ai thekson se salla sportive e shkollës, e cila duhet të jetë në shërbim të nxënësve, vazhdon të qëndrojë e mbyllur dhe jashtë funksionit, duke ua mohuar nxënësve mundësinë për sport dhe aktivitete fizike.
Në reagimin e tij, Rexhepi kritikon edhe Komuna e Tetovës, duke e akuzuar për mungesë vizioni dhe investimesh në arsimin e të rinjve. Sipas tij, institucionet publike po degradojnë për shkak të mungesës së strategjisë zhvillimore dhe neglizhencës ndaj arsimit.

Postimi i plotë:

GJIMNAZI I TETOVËS, NGA INSTITUCION ELITAR NË NJË REALITET TRONDITËS 😔

Shkolla e mesme ku dikur edhe unë mësova, sot është shndërruar në një pamje që të kujton skena filmash horror.

Gjimnazi i Tetovës, dikur simbol i dijes dhe krenarisë, sot është lënë në mëshirë të fatit. Oborri i mbushur me mbeturina, fushat sportive të shndërruara në parkingje të egra, dhe hapësirat e gjelbra që po kthehen në strehë për qen endacakë.

Salla sportive, që duhet të jetë në shërbim të nxënësve, qëndron e mbyllur dhe jashtë funksionit. Fëmijëve u mohohet e drejta për sport, për zhvillim dhe rekreim dhe për një ambient të denjë shkollor.

Kjo është pasojë direkte e një udhëheqjeje pa vizion, pa përgjegjësi dhe pa ndjenjë elementare për arsimin.

Komuna e Tetovës, në vend që të investojë në të ardhmen e të rinjve, është zhytur në korrupsion dhe shërben interesat e një rrethi të ngushtë, mafias urbane, ndërsa institucionet publike degradojnë çdo ditë.

Improvizim, mungesë totale strategjie zhvillimore dhe një realitet i hidhur, korrupsion dhe shpërfillje ndaj arsimit.

Nxënësit dhe fëmijët tanë meritojnë shkolla dhe arsim dinjitoz!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts