Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në “Samo intervju” (Vetëm intervistë) në Kanal 5, ka thënë se VLEN vendosi standarde dhe vlera të reja në bllokun politik shqiptar.
Kjo sipas Mexhitit është bërë përmes punës ekipore.
“Dëshmuam dhe sollëm ndryshime në bllokun politik shqiptar pas 20 vitesh, jo individualisht, por si ekip,
së pari bëmë bashkimin e opozitës duke kaluar suetat dhe ngjyrat partiake, sepse besoj në punë ekipore.
Çdo javë shihemi si koalicion VLEN, bisedojmë për programin, atë që e kemi premtuar dhe bashkë i ecim
punët”, tha Mexhiti.
BDI nuk ka humbur vetëm në Çair, por në gjithë Shkupin Mexhiti tha se BDI në zgjedhjet e fundit lokale mbeti vetëm me komuna rurale, siç është Çashka,
Pllasnica e Likova.
“BDI nuk ka humbur vetëm në Çair, por në të gjithë Shkupin. Po të mos ishte Taravari, BDI do të mbetej
vetëm më Çashkën, Likovën dhe Pllasniçën. BDI kishte 90 për qind të komunave shqiptare dhe të
mbetesh me Çashkën, Likovën e Pllasnicën, nëse edhe kjo nuk është humbje për ta dhe të pretendojnë
se i përfaqësojnë shqiptarët, këtu nuk kanë asnjë argument. Ata kanë humb edhe në Listën e
këshilltarëve”, ka thënë Mexhiti.













