Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Petar Bogojeski, studentëve shqiptar: Në Shqipëri në shqip, këtu është Maqedoni
Lajmi i Fundit

Petar Bogojeski, studentëve shqiptar: Në Shqipëri në shqip, këtu është Maqedoni

Petar Bogojeski nga koalicioni qeveritar ka reaguar lidhur me kërkesat e studentëve shqiptarë për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, duke theksuar se testet zyrtare në Maqedoninë e Veriut zhvillohen në gjuhën maqedonase, shkruan Gazeta Flaka.

“KJO ËSHTË MAQEDONI dhe këtu testet zyrtare jepen në gjuhën maqedonase! Në Shqipëri në shqip! Në Serbi në serbisht! Në Bullgari në bullgarisht! Në Greqi në greqisht!”, ka shkruar Bogojeski.

Ai ka shtuar se në procedurat gjyqësore gjuha zyrtare është maqedonishtja dhe se kjo, sipas tij, bazohet edhe në Kushtetutë.

“Gjuha e vetme zyrtare në procedurat gjyqësore është gjuha maqedonase dhe kjo është kështu edhe sipas Kushtetutës dhe me votat e të gjitha partive shqiptare në Kuvend.” deklaroi Bogojeski.

Deklarata e tij vjen në kohën kur studentët shqiptarë po kërkojnë që provimi i jurisprudencës dhe provimet tjera profesionale të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe, duke iu referuar Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe të drejtës për përdorim zyrtar të shqipes në institucionet shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts