Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Për një vit, rritje alarmante e vetëvrasjeve në Maqedoninë e Veriut, mbi 37% më shumë!
Lajmi i Fundit

Për një vit, rritje alarmante e vetëvrasjeve në Maqedoninë e Veriut, mbi 37% më shumë!

Në vitin 2025 vetëvrasjet shënuan një rritje të ndjeshme prej 37.3% në Maqedoninë e Veriut duke arritur në 114 raste, ku shumica dërrmuese e viktimave ishin meshkuj (88), kryesisht mbi moshën 30 vjeç. Shkupi prin me 32 raste, i ndjekur nga Velesi, Shtipi dhe Kumanova, ndërsa metoda më e shpeshtë ishte varje (53 raste), pasuar nga kërcimi nga lartësia dhe përdorimi i armëve të zjarrit. Në shumë raste, si shkak përmenden çrregullimet mendore. Nga ana tjetër, brenda vitit të kaluar u regjistruan gjithsej 22 vrasje, nga të cilat 21 u zbardhën dhe vetëm një mbeti e pazgjidhur në zonën e Tetovës, ndërsa ndaj 30 personave u ndërmorën masa penale, tregon raporti vjetor për vitin 2025 i MPB-së. Gjysma e vrasjeve u kryen me armë zjarri (11 raste), ndërsa pjesa tjetër me mjete të mprehta, thikë ose forcë fizike. Gjithashtu, gjashtë raste lidhen me dhunë në familje dhe në dy raste bëhet fjalë për vrasje të dyfishta të ndjekura nga vetëvrasja e autorit.

Comments are closed

Related Posts