Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • PDK, mbyll derën për koalicion me Kurtin: Qëndrojmë në opozitë
Kosovë

PDK, mbyll derën për koalicion me Kurtin: Qëndrojmë në opozitë

Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur zyrtarisht ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim, duke ritheksuar se nuk do të jetë pjesë e shumicës qeverisëse dhe se do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

Në letrën e siguruar nga Klan Kosova, të nënshkruar nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, thuhet se partia i referohet takimit të 10 korrikut dhe qëndrimeve të saj publike, duke konfirmuar se pozicioni i saj mbetet i pandryshuar.

Në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”.

PDK shpreh gjithashtu pritjen që Albin Kurti, në përputhje me përgjegjësinë që buron nga rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, të arrijë marrëveshje me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend për krijimin e institucioneve të reja të vendit.

Në këtë takim nuk do të marrë pjesë as Aleanca, pasi ajo insiston në ofertën e vet prej 6 pikash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts