Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Një ish-polic dhe shqiptaro-amerikani/ Çfarë ndodhi në jahtin e ndaluar në Palasë, pas të shtënave me armë zjarri
Kronika e Zezë

Një ish-polic dhe shqiptaro-amerikani/ Çfarë ndodhi në jahtin e ndaluar në Palasë, pas të shtënave me armë zjarri

Një ish-polic tashmë biznesmen tejet i njohur, pronar i një kompanie udhëtimesh, dhe një shtetas shqiptaro amerikan, janë dy të ndaluarit kryesorë për autorësinë e të shtënave me armë zjarri në jahtin e ndaluar tashmë nga Policia Kufitare dhe Delta Force. Bëhet fjalë për Astrit Gjonpalaj, pronar i Globus Travel dhe Astrit Meta, të cilët janë shoqëruar në Polici për ngjarjen.

Të dy kanë qenë në jaht në momentin që është qëlluar me armë zjarri dhe më pas janë larguar me gomone. Sa kanë shkelur në kontakt me tokën janë ndaluar nga Policia, që menjëherë ka bërë shoqërimin e tyre dhe gjetjen e jahtit.

Ajo që është ende e paqartë janë rrethanat dhe arsyet e të shtënave në pikun e sezonit turistik në një zonë tejet të frekuentuar siç është Palasa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts