Një rast disi i pazakontë raportohet rreth orës 21:00 të kësaj të diele, 2 gusht.
Siç njoftojnë blutë paraprakisht, dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri nga një jaht që ndodhej në det, përballë Palasës, raporton TvKlan.
Po sipas njoftimit zyrtar, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare nisën ndjekjen e jahtit për ta ndaluar dhe për të verifikuar ngjarjen. Në të njëjtën kohë, efektivët e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi po ushtrojnë kontrolle përgjatë vijës bregdetare, në mbështetje të operacionit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se pas përfundimit të operacionit dhe veprimeve të para hetimore do të japin informacion të plotë për rastin.
Persona, ende të paidentifikuar, kanë braktisur jahtin dhe janë larguar me një gomone, sipas TvKlan.














