Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Azizi i drejtohet Ahmetit: Patriotizmi nuk është aktrim, historia i mban mend veprat, jo fjalët
Ballina

Azizi i drejtohet Ahmetit: Patriotizmi nuk është aktrim, historia i mban mend veprat, jo fjalët

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar me një status në rrjetet sociale, ku ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e akuzuar për ndryshim të qëndrimeve politike dhe përdorim të patriotizmit për interesa të pushtetit.

Azizi kujton një debat të zhvilluar gjatë periudhës së organizimeve të UÇK-së, duke thënë se që atëherë kishte dëgjuar vlerësime se lufta po shfrytëzohej për pushtet dhe jo për bashkim kombëtar.


“Çdo lider ka meritat dhe gabimet e veta. Por të ndryshosh kauzat sipas interesit dhe ta përdorësh patriotizmin si maskë politike është mashtrim. Njëherë flitet për harta ndarjeje, herën tjetër mohohen. Njëherë premtohet bashkim kombëtar, ndërsa në prapaskenë thuhet: ‘Në vjeshtë jam në Shkup, në qeveri’. Dhe pranë Qeverisë ngrihet Soravia”, shkruan Azizi.

Në vazhdim, deputeti i VLEN-it thekson se patriotizmi nuk duhet të varet nga pozita apo opozita, duke shtuar se bindjet nuk ndryshojnë sipas interesit politik.

“Patriotizmi nuk ndërtohet sipas pozitës apo opozitës. Patriotët e vërtetë nuk ndryshojnë bindje sa herë ndryshon pushteti. Gëzoje Ilindenin dhe Soravian, komandant Ali Ahmeti. Historia i mban mend veprat, jo fjalët”, përfundon Azizi në reagimin e tij.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts