Sipas njoftimit të nënkryetarit Albi Qamili, rrugët e qytetit të Tetovës, do të mbajnë emrat e figurave emblematike të historisë dhe kulturës shqiptare, si:
Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Vëllezërit Frashëri.
Shkrimtarët Ismail Kadare, Migjeni, Murat Isaku e Abdylazis Islami.
Dirigjenti Gani Jahja dhe futbollisti Haqim Memedi.
Respektimi i diversitetit kulturor: Në kuadër të këtij procesi, siç transmeton KohaNEWS, ndryshime do të ketë edhe në rrugët ku jetojnë bashkëqytetarët maqedonas. Emrat e vjetër jugosllavë do të zëvendësohen me personalitete të historisë dhe kulturës maqedonase, siç është rasti i Kërste Petkov Misirkov.
Nënkryetari Albi Qamili ka vlerësuar se ky është një hap drejt zgjidhjes së një çështjeje të lënë pas dore për vite me radhë, duke e shndërruar Tetovën në një qytet me emra dinjitozë që reflektojnë identitetin dhe historinë e komuniteteve që jetojnë aty.














