Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës e zhbllokoi sfidën ndaj Lyonit në minutën e 24-t, duke i dhënë Fenerbahçes epërsinë 1:0.
Vetëm katër minuta më vonë, turqit realizuan edhe golin e dytë përmes Brown, duke krijuar një avantazh të rëndësishëm.
Lyoni reagoi në pjesën e dytë dhe ngushtoi rezultatin në 1:2 me Fofanan në minutën e 61-të. Francezët provuan të barazonin deri në fund, por dy gola të tyre u anuluan për pozicion jashtë loje.
Goli i Opendas në minutën e 64-t dhe ai i Boudache në minutën e 71-t nuk u akorduan, duke i dhënë fund shpresave të Lyonit.
Me këtë fitore, Fenerbahçe siguron pjesëmarrjen në fazën e ligës së Champions League, ndërsa Lyoni do të vazhdojë aventurën evropiane në Ligën e Evropës.
Për Muriqin, kjo ishte një tjetër paraqitje e rëndësishme në një mbrëmje të madhe evropiane, me sulmuesin kosovar që hapi rrugën drejt kualifikimit të Fenerbahçes në elitën e futbollit evropian.













Comments are closed