Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “The Wanted”, duke kapur në Durrës Ergys Agasin, person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un.
Sipas njoftimit zyrtar, Agasi u lokalizua dhe u kap gjatë ndërhyrjes së forcave policore. Bashkë me të është arrestuar edhe shtetasi me inicialet U. Sh., i cili ndodhej në të njëjtin automjet me personin e kërkuar.
Policia nuk ka bërë ende të ditura rrethanat e lokalizimit, vendin e saktë ku u realizua ndërhyrja apo akuzat që rëndojnë mbi personin e dytë të arrestuar.
Pritet që Ergys Agasi t’u dorëzohet autoriteteve të drejtësisë për vijimin e procedurave, ndërsa SPAK-u dhe Policia mund të publikojnë detaje të tjera rreth operacionit.













Comments are closed