Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, ku siç theksoi, do të dëgjojë më shumë rreth ideve dhe koncepteve të reja për rajonin. Rreth idesë së kancelarit gjerman Friedrich Merz për një dinamikë të re në zgjerimin e BE-së dhe integrim gradual të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë dhe Ukrainës, Mickoski thotë se këto propozime janë përmendur edhe më herët në kuadër të Procesit të Berlinit, por ende nuk janë zyrtare dhe nuk mund të komentohen në detaje.
“Kancelari Merc paralajmëroi një zhvillim të tillë të ngjarjeve që në takimin e Procesit të Berlinit në Londër vitin e kaluar dhe unë e kam komentuar atëherë – se do të ketë propozime të reja, mundësi të reja në rajon, etj. Ajo që mund të them në këtë moment është se jemi kureshtarë të mësojmë më shumë se cila është ideja. Kjo, supozoj, do të ndodhë në samitin që do të mbahet në Tivat nga 4 deri më 5 qershor, unë do të jem atje. Me padurim pres t’i dëgjoj këto koncepte dhe këto ide. Pasi të kemi më shumë përmbajtje, atëherë do të mund të flasim edhe publikisht”, tha Hristian Micskoski – kryeministër.
Sa i përket vizitës së paralajmëruar të presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Kosta, kryeministri tha se deri tani kanë pasur biseda miqësore dhe se ai gjithmonë ka qenë konstruktiv për të gjetur “zgjidhje për kërkesën artificiale dhe dypalëshe të një vendi anëtar ndaj Maqedonisë”.
Diabetes
Луѓето со дијабетес прочитајте го ова пред бришење
×
“Jam i sigurt se për praninë e tij këtu, edhe në periudhën e takimeve dypalëshe do të shkëmbejmë më shumë ide se si mund të tejkalohet çështja. Ne shumë herë opinion i kemi treguar pozicionet tona. Do të ishte e pakulturë të pritet që qëndrimi të ndryshohet brenda natës, sepse nuk janë përmbushur kushtet paraprake të cilat i presim dhe i meritojmë”, theksoi Mikcoski.
Sipas Mickoskit situata aktuale është rezultat i politikave të mëparshme qeveritare që, sipas tij, me veprime “aventuriste” e kanë sjellë vendin në një gjendje zhgënjimi të qytetarëve dhe kanë bllokuar fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ai thekson se qeveria aktuale do të përpiqet të gjejë zgjidhje për tejkalimin e problemeve, por nënvizon se nuk ka hapësirë për asnjë lëshim sa i përket identitetit kombëtar. Mickoski shton se vendi ka dhënë shumë gjatë dekadave të fundit pa marrë asgjë në këmbim dhe pa rezultate konkrete në procesin eurointegrues dhe se sipas tij, nuk duhet të hyhet sërish në “aventura” të reja pa një përfundim të qartë të procesit të negociatave.














