Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kostadinovski: Është gënjeshtër dhe manipulim, se Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë gjuhën shqipe
Ballina

Kostadinovski: Është gënjeshtër dhe manipulim, se Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë gjuhën shqipe


Është gënjeshtër dhe manipulim se Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë gjuhën shqipe, thotë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski, në një intervistë për gazetën Nova Makedonija, përcjell PressOnline.al.

Prononcimi i plotë i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski:

“Në atë lëndë vërtet ekziston një ndërthurje rrethanash që çuan në këtë situatë, ku iniciativat e paraqitura para më shumë se gjashtë vitesh ende nuk kanë marrë epilog. Konkretisht, do të flas për periudhën e mandatit tim dhe do të nis nga gjendja aktuale. E dini se Gjykata, që para katër vitesh, ka miratuar një përfundim sipas të cilit lëndë si ajo e Ligjit për Gjuhët do të diskutohen dhe vendosen kur Gjykata të jetë në përbërje të plotë. Tani jemi tetë gjyqtarë dhe në pritje të të nëntit…

Në periudhën kur ishte caktuar seanca përgatitore, shteti u përball me tragjedinë e paprecedentë në Koçan, për shkak të së cilës u detyruam ta shtyjmë seancën gjatë ditëve të zisë. Më pas pasoi anulimi i mandatit të gjyqtares Elizabeta Dukovska nga Gjykata Administrative, ndërsa e dini se ajo ishte gjyqtarja raportuese në këtë lëndë…

Disa vite më parë, Gjykata punonte në kufijtë e kuorumit me vetëm pesë gjyqtarë nga gjithsej nëntë. Po, kjo është një ndërthurje e pabesueshme rrethanash, për të cilat është e arsyeshme të krijohet përshtypja se politika në një farë mënyre ka ndikuar që lënda të zvarritet.

Sipas meje, më simptomatike është moszgjedhja e gjyqtarëve dhe mbajtja e Gjykatës me numër minimal anëtarësh, gjë që e bën të pamundur veprimin normal në rrethana të tilla. Por unë jam njeri i fjalës; pas kompletimit të Gjykatës, kjo lëndë do të zgjidhet.

Dhe po e përsëris: jam i vetëdijshëm se do të vazhdojnë sulmet politike kundër meje, prandaj dua që qytetarët ta kenë të qartë se Gjykata Kushtetuese mund vetëm të ndihmojë që çdo ligj, përfshirë edhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, të jetë më i qartë, më i saktë, më lehtë i zbatueshëm dhe, natyrisht, në përputhje me Kushtetutën.

Është një gënjeshtër e rëndë dhe manipulim se Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë apo do ta heqë gjuhën shqipe. Jo, kjo nuk është e vërtetë!

Pavarësisht përpjekjeve të disa faktorëve politikë për t’u dhënë kontekst politik veprimeve të mia si kryetar i Gjykatës, unë pohoj se, nga pavarësia e shtetit e deri më sot, asnjë qeveri dhe asnjë kuvend nuk kanë pasur më shumë “dhimbje koke”, përkatësisht obligime nga Gjykata Kushtetuese, sesa në dy vitet e fundit.

Objektivisht, në dy vitet e fundit kemi një Gjykatë Kushtetuese shumë të pranishme në opinion, me vendime të guximshme dhe pa kompromise. Kriteri kyç është se çfarë do të thotë vendimi për realizimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe për sundimin e ligjit.

Për mua, të gjithë qytetarët janë të barabartë. E kam thënë shumë herë: nuk ka lëndë të ndjeshme, të gjitha lëndët kanë peshë të madhe për rendin juridik, për proceset shoqërore dhe, nëse doni, edhe për funksionimin e sistemit.

Ne duhet të jemi besnikë ndaj Kushtetutës dhe ndaj askujt tjetër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts