Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mickoski: BDI kishte mundësi për ndryshimet kushtetuese, sa ishte në qeveri
Ballina

Mickoski: BDI kishte mundësi për ndryshimet kushtetuese, sa ishte në qeveri

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar nismën e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) për mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimet kushtetuese.

Ai tha se BDI duhet të merret me problemet e brendshme, si kuadrot dhe programi, ndërsa çështjet shtetërore i zgjidh qeveria.

Sipas tij, BDI ka pasur mundësi ta bëjë këtë kur ishte në pushtet, por nuk e ka bërë. Ai theksoi se qytetarët presin zgjidhje konkrete dhe jo iniciativa që, sipas tij, vijnë me vonesë.

Lidhur me deklaratat e raportuesit në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, Mickoski tha se është e qartë që vendi po bën reforma dhe se qeveria do të vazhdojë me to. Ai shtoi se reformat mbeten prioritet kyç për rrugën evropiane të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts