Më 28.04.2026 në Gostivar, inspektorët policorë kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar, i denoncuar për ngacmim dhe veprime seksuale ndaj motrës së tij të mitur. Sipas dëshmisë, ngacmimet kishin nisur para një viti dhe kishin kulmuar me dhunë fizike e seksuale. E mitura është dorëzuar në kujdes të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa gjyqtari i ka caktuar të miturit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.














