Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Kumanovë: Dy fëmijë helmohen me preparate bujqësore, dërgohen me urgjencë në Shkup
Kronika e Zezë

Kumanovë: Dy fëmijë helmohen me preparate bujqësore, dërgohen me urgjencë në Shkup

Dy fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjeçare nga një fshat i Kumanovës janë helmuar me një lëng që përdoret për kulturat bujqësore, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.

Rasti në polici është denoncuar nga një mjek i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës dje rreth mesditës.
”Janë sjellë dy fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjeçare nga rrethina e Kumanovës, të cilët ishin helmuar nga një lëng që përdoret për kulturat bujqësore. Pas kontrollit të kryer, ata janë transferuar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, njoftuan nga policia.

Nga spitali i Kumanovës informojnë se gjatë kontrollit klinik, fëmijët kanë qenë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe parametrat vitalë kanë qenë stabilë.
”Për shkak të mundësisë së intoksikimit (helmimit), pacientët me automjet të spitalit dhe nën shoqërimin e ekipit mjekësor janë transportuar në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup”, njoftoi spitali.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Comments are closed

Related Posts