Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kreu i LDK, Abdixhiku: Ka dakordësi që të garojmë bashkë me Vjosa Osmanin, formalizimi ditëve në vazhdim
Kosovë

Kreu i LDK, Abdixhiku: Ka dakordësi që të garojmë bashkë me Vjosa Osmanin, formalizimi ditëve në vazhdim

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garohet në një listë të përbashket me Vjosa Osmani, e cila pritet të finalizohet ditëve në vazhdim.

Abdixhiku deklaroi se kjo do të formalizohet të shtunën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

“Votuam dhe u dakorduam që ta formalizojmë në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët. Por, për këtë më jepni edhe disa ditë t’i finalizoj diskutimet edhe me zonjën Osmani, për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm”, deklaroi Abdixhiku para mediave.

“Kishte dakordim për idenë e bashkimit, kishte dakordim për garim të përbashkët, kishte dakordim për shumë gjëra që i kemi diskutuar deri më tani”, shtoi ai.

Comments are closed

Related Posts