Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar me rastin e Ditës së Dëshmorëve, duke përkujtuar me nderim të thellë të gjithë ata që sakrifikuan jetën për lirinë dhe dinjitetin e kombit shqiptar.
Në mesazhin e tij, Kasami thekson se sakrifica e dëshmorëve mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e brezave të rinj. Ai vlerëson se përgjegjësia për të ruajtur dhe çuar përpara idealet e tyre bie mbi çdo qytetar.
“Çdonjëri prej nesh ka borxh ndaj atyre që dhanë më të shtrenjtën për këtë komb. Borxh që shlyhet duke punuar, duke mos e harruar idealin dhe sakrificën e të parëve tanë, duke qëndruar fuqishëm në rrugën që na e shtruan ata”, thuhet në reagimin e tij.
Në përfundim, Kasami ka shprehur mirënjohje dhe respekt të përhershëm për dëshmorët, duke theksuar: “Lavdi dëshmorëve të kombit!”.















Comments are closed