Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kështu pritet të ndahen ulëset, në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës
Kosovë

Kështu pritet të ndahen ulëset, në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës

Eksperti i zgjedhjeve nga Demokracia në Veprim (DnV), Eugen Cakolli, ka publikuar projeksionin aktual të përbërjes së Kuvendit të Kosovës bazuar në rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Cakollit, ndarja e mandateve në këtë fazë reflekton votat e numëruara deri më tani, por rezultati përfundimtar mbetet i hapur për shkak të votave që ende nuk janë procesuar.

Ai ka theksuar se rreth 100 mijë vota nga diaspora dhe votat me kusht vazhdojnë të mbeten jashtë llogaritjeve aktuale.

“Bazuar në trendet e zgjedhjeve të kaluara, këto vota mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandateve”, ka vlerësuar Cakolli, duke lënë të kuptohet se balanca mes partive politike mund të pësojë ndryshime pas përfundimit të numërimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts