Daut Haradinaj ka reaguar pas rezultateve të fundit ku AAK doli sërish mirë në zgjedhjet e sotme.
Haradinaj i cili ka ushtruar rolin e deputetit në Kuvendin e Kosovës, ka bërë me dije se në legjislaturën që vjen, do lëshojë vendin për të tjerët në listën e tyre.
“Jam dhe do të jem gjithmonë Aleancë, por mandatin si deputet kësaj radhe e le për t’ju lëshuar vend të tjerve në listën tonë fantastike. Jam për dhe me popullin, mandati është vlerë dhe respekt i jashtëzakonshëm, por jo qëllimi im i vetëm. Bashkë, pas dhe me ju Aleancë:”, ka shkruar Haradinaj.














