Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kasami: Rritëm pagat e zjarrfikësve për 30%, ndërsa të punësuarve në Komunën e Tetovës për 7% për tre vite radhazi
Ballina

Kasami: Rritëm pagat e zjarrfikësve për 30%, ndërsa të punësuarve në Komunën e Tetovës për 7% për tre vite radhazi

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vazhduar publikimin e rezultateve të punës gjatë vitit të parë të mandatit të dytë, duke veçuar këtë herë rritjen e pagave për zjarrfikësit dhe punonjësit e administratës komunale.

Përmes një njoftimi, Kasami bëri të ditur se pagat e zjarrfikësve janë rritur për 30 për qind, në shenjë vlerësimi për kontributin dhe sakrificën e tyre në shërbim të qytetarëve.

Ndërkaq, sipas tij, pagat e të punësuarve në Komunën e Tetovës janë rritur për 7 për qind, për tri vite radhazi, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe mirëqenies së punonjësve komunalë.

Ky njoftim është pjesë e serisë së publikimeve të Kasamit, përmes së cilave po prezantohen projektet, investimet dhe masat e realizuara gjatë vitit të parë të mandatit të dytë në krye të Komunës së Tetovës.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts