Një person është privuar nga liria në rrethinën e Shkupit pasi është kapur duke transportuar dru për ngrohje pa dokumentacion përkatës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur më 27 prill 2026 në fshatin Brodec, ku nëpunësit policorë nga SP Mirkovc kanë ndaluar një automjet dhe kanë konstatuar shkelje të shumta.
Gjatë kontrollit është vërtetuar se i dyshuari transportonte dru pa vulë dhe dokumentacion, ndërsa automjeti kishte leje qarkullimi të skaduar. Po ashtu, personi nuk posedonte patentë shoferi.
Autoritetet bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë, ndaj të dyshuarit do të ngrihen parashtresa përkatëse.
Njoftimi i plotë i MPB-së:
“Privohet nga liria një vjedhës drush nga rrethina e Shkupit
Më 27.04.2026 në fsh. Brodec, në rrethinën e Shkupit, nëpunësit policorë të SP Mirkovc e privuan nga liria F.J. (26) nga rrethina e Shkupit, pasi që me një automjet udhëtarësh “Opel Astra” me targa të Tetovës transportonte dru për ngrohje pa vulë dhe dokumentacion .Gjatë procedurës së mëtejshme është konstatuar gjithashtu se automjeti kishte leje të skaduar qarkullimi, ndërsa F.J. nuk ka pasur patentë shoferi. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj F.J. do të parashtrohen parashtresa përkatëse”, përfundojnë nga MPB.

















Comments are closed