Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Kapet duke vozitur pa patentë shoferi në autostradën Tetovë-Gostivar, policia i sekuestron makinën 40-vjeçarit
Kronika e Zezë

Kapet duke vozitur pa patentë shoferi në autostradën Tetovë-Gostivar, policia i sekuestron makinën 40-vjeçarit

Policia e Gostivarit ka ndaluar mbrëmjen e djeshme një person që qarkullonte në aksin rrugor Tetovë – Gostivar, pasi u konstatua se po drejtonte automjetin në kundërshtim me ligjin.

​Ngjarja ka ndodhur më datë 20.03.2026, rreth orës 18:00. Zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar shtetasin me iniciale I.F. (40 vjeç) nga fshati Gjurgjevisht i Gostivarit.

Gjatë kontrollit rutinë të automjetit të tipit “Ford” me targa të Gostivarit, policia konstatoi se drejtuesi i mjetit nuk posedonte leje drejtimi (patentë shofer).
Si pasojë e kësaj shkeljeje, automjeti është sekuestruar menjëherë nga autoritetet. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 40-vjeçarit do të ngrihet kallëzimi përkatës penal.

Comments are closed

Related Posts