Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Imran Fetai i Shkëndijës së Tetovës, për herë të parë në ekipin e Maqedonisë së Veriut
Lajmi i Fundit

Imran Fetai i Shkëndijës së Tetovës, për herë të parë në ekipin e Maqedonisë së Veriut

Ekipi i Maqedonisë së Veriut në muajin mars do të zhvillojë dy ndeshet vendimtare për kualifikim në Botërorin e vitit 2026-të. Trajneri ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy këto dy ndeshje.

Ndeshja Danimarkë – Maqedoni do të luhet më 26 mars të vitit 2026, duke filluar prej orës 20:45. Fituesi i kësaj ndeshje më 31 mars do të përballet në finale me fituesi e ndeshjes Irlandë – Çeki.

“Në skuadër përfshihen edhe lojtarë që janë pjesë e përzgjedhjes më të mirë përsëri pas një pauze të caktuar, përkatësisht Boban Nikolov nga Vardari, Ljupçe Doriev që luan në kampionatin e Uzbekistanit dhe Egzon Bejtullai nga Drita e Kosovës”, raportoi Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Për herë të parë në këtë listë janë përfshirë tre emrat e rinj: mbrojtësi Imran Fetai nga Shëkndija e Tetovës, Deni Musovski nga Siettli dhe Sebastina Herrera nga Banja Luka.

Kjo është lista e 28 lojtarëve të ftuar: Stole Dimitrievski (Valencia), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka), Dejan Iliev (Rapid Bukuresht); Ezgjan Alioski (Lugano), Andrej Stojçevski (Sllovaki), Sebastian Herrera (Borac Banja Luka), Darko Velkovski (Vardar), Gjoko Zajkov (Ajman), Nikola Serafimov (Levski), Visar Musliu (Saint-Truiden), Imran Fetai (Shkëndija, Tetovë); Elif Elmas (Napoli), Enis Bardhi (Konjaspor), Boban Nikollov (Vardari), Tihomir Kostadinov (Sigma Olomuc), Reshat Ramadani (Shkëndija), Isnik Alimi (Dalian), Ljupçe Doriev (Sogdiana), Luka Stankovski (Kolos Kovalivka), Jani Atanasov (AEL); Bojan Miovski (Glasgou Renxhers), Darko Çurlinov (Koxhaeli), Milan Ristovski (Bohemians), Aleksandar Trajkovski (Lokomotiva Zagreb), Elmin Rastoder (Tun), Lirim Qamili (Sonderjiske), Deni Musovski (Sietëll).

Në fund të vitit 2025-të, Federata e përzgjodhi Goce Sedloskin në krye të ekipit A të Maqedonisë së Veriut.

Comments are closed

Related Posts