Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Haqim Ramadani mbetet në VLEN. Ishte pjesë e mbledhjes, ku u votua shkrirja e strukturave të LD-së
Lajmi i Fundit

Haqim Ramadani mbetet në VLEN. Ishte pjesë e mbledhjes, ku u votua shkrirja e strukturave të LD-së

Në mbledhjen e sotme të Lëvizja Demokratike është vendosur njëzëri shkrirja e strukturave partiake, për t’i hapur rrugë krijimit të VLEN-it si subjekt i përbashkët politik.

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe ish-kandidati për Komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani. Prania e tij në këtë mbledhje merr një peshë të veçantë, duke pasur parasysh se pas zgjedhjeve lokale – ku ai nuk arriti të sigurojë fitore – në opinion ishte përfolur për një distancim të tij nga Lëvizja Demokratike dhe nga koalicioni VLEN, raporton Zyrtare.

Megjithatë, pjesëmarrja e Ramadanit në vendimmarrjen për një hap kaq të rëndësishëm politik tregon qartë se ai mbetet pjesë e VLEN-it dhe e procesit të konsolidimit të tij në një subjekt të vetëm politik. Ky zhvillim shihet si konfirmim i vazhdimësisë së angazhimit të tij brenda këtij formacioni politik.

Comments are closed

Related Posts