Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Gjykata Kushtetuese, hedhë poshtë ankesën ndaj gjuhës shqipe tek mallërat
Lajmi i Fundit

Gjykata Kushtetuese, hedhë poshtë ankesën ndaj gjuhës shqipe tek mallërat

Gjuha shqipe duhet që të jetë prezente së bashku me gjuhën maqedonase në mallërat në tregun e Maqedonisë së Veriut, kanë konkluduar sot anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të vendit, duke hedhur poshtë kështu një ankesë të avokatit maqedonas Valentin Pepelugoski.

Gjyqtarët e hodhën poshtë kërkesën e Pepelugoski-it për të hequr pjesë nga 6 nenet e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, raporton Alsat-M, përcjellë Pollogu.news

Në ankesën e tij, Pepelugoski kishte pretenduar se gjuha shqipe nuk duhet përdorur në etiketat dhe dokumentacionin përcjellës informues të mallërave.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese konfirmon kushtetueshmërinë dhe ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe për çështjen në fjalë.

Comments are closed

Related Posts