Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka kërkuar dënime në 180 vite burg për udhëheqësit e UÇK-së.
Ish-presidenti Reixhep Meidani, që ka kryer detyrën nga viti 1997 deri në 2002, pra gjatë gjithë periudhës së luftës së Kosovës dhe pas saj ka kujtuar takimin e fundit që ka pasur me Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin kur ata u kthyen nga Parisi për të shkuar në Kosovës.
Në një intervistë me gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, Meidani kujton takimin e fundit në Rinas, të shoqëruar më ambasadorët francez, ndërsa do të ktheheshin për në Kosovë, për të marrë miratimin e strukturave përkatëse.
Po ashtu ish-presidenti ka kujtuar edhe takimin në Hagë, ku sipas tij ish-krerët ishin të lodhur dhe të zhgënjyer për akuzat.
“Edhe në kohën kur e kam takuar Hashim Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin në burgun e Hagës, ato këtë bindje kishin dhe më thanë që kjo akuzë është hequr. Nuk ekzistonte më dhe po ndryshohej vetë akuza, nga trafikim organesh në një organizatë kriminale, është e qartë që fillojnë ato bishtat të kthehen në kolona të mëdha dhe bëhen tepër serioze. Ata janë takuar me mua, takimi i fundit ka qenë kur u kthyen nga Parisi, dhe meqë nuk u arrit marrëveshja, Hashimi me shokët u kthyen në Kosovë për të marrë miratimin e strukturave”, ka përfunduar Meidani.













Comments are closed