Analisti Andi Bushati, foli për protestën e opozitës në 10 shkurt, kur pati përplasje me policinë dhe hedhje molotovësh.
Bushati deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se me skandalet ku është përfshirë qeveria, opozita duhet të digjte të gjithë Tiranën, por nuk e ka fuqinë ta bëjë këtë.
“Protesta është në të drejtën e PD-së ta bëjë, por me protestë jo vetëm që regjimi i Ramës nuk shembet, por as nuk kriset. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, që ky lloj pushteti, protesta të tilla nuk i bëjnë ndonjë dëm të madh.
E dyta, u bë një debat, fishekzjarret, molotovët, problemi im nuk është se hodhi opozita molotov, por është se nuk e djeg dot Kryeministrinë e milionave të Ballukut apo Parlamentin e rrëmbimeve të Ergys Agasit. Në pikën që jemi do të ishte e legjitimuar, që Parlmaneti dhe Kryeministria, por Tirana të jetë në flakë. Opozita nuk e luan dot këtë rol, nuk ka milionat, bandat dhe fuqinë për ta organizuar këtë”, përfundoi Bushati.















Comments are closed