MPB informoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar katër kallëzime për dhunë në familje dhe janë privuar nga liria tre persona.
Sipas MPB-së, mbrëmë vonë, në orën 01:30 në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria B.D. (55) nga Velesi, me qëndrim në Ohër, duke vepruar sipas kallëzimit të bashkëshortes së tij jashtëmartesore 21-vjeçare, se në banesën ku qëndrojnë në Ohër e ka sulmuar fizikisht, ndërsa gjatë këtij veprimie ka goditur edhe foshnjën e tyre. Pas dokumentimit të rastit do të paraqitet parashtresë përkatëse.
Më 02.05.2026 në orën 18:00 në Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë privuan nga liria një burrë 50-vjeçar nga Sveti Nikolla, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak nga bashkëshortja e tij 55-vjeçare se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht. Gjatë verifikimit të kryer, është konstatuar se I.B. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht ka pasur 1,29 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 02.05.2026 në orën 23:00, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria R.R. (39) nga Shkupi, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht, i ka bërë kërcënime dhe ia ka dëmtuar telefonin celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 03.05.2026 në ora 00:20 në SPB Shkup, një vajzë 26-vjeçare nga rajoni i Shkupit denoncoi se më 01.05.2026 rreth orës 11:00 në shtëpinë familjare në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me nënën e saj 54-vjeçare, e ka sulmuar fizikisht atë. Më pas, sipas denoncimit, ajo është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj 24-vjeçar dhe nga nëna e tyre.Pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet parashtresë përkatëse.













Comments are closed