Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

Kronika e Zezë

Aksident në Durrës, humbin jetën dy fëmijë

Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë.

Ndërkaq, një fëmijë tjetër është lënduar dhe është në gjendje të rëndë.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar personi që aksidentoi fëmijët dhe është N.R 57-vjeçar.

“Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç. Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë”.

“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Comments are closed

Related Posts