Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Filipçes: Qeveria e VMRO-së po e çon shtetin drejt kolapsit financiar, borxhet u rritën për 2 miliardë euro
Ballina

Filipçes: Qeveria e VMRO-së po e çon shtetin drejt kolapsit financiar, borxhet u rritën për 2 miliardë euro

„Qeveria e VMRO-së po e udhëheq shtetin në mënyrë katastrofale dhe na pret një kolaps financiar“, theksoi kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe në konferencën e sotme për media. Filipçe vuri në dukje se situata në buxhet është alarmante, paratë po mbarojnë, nuk ka para për paga më të larta, as për masa për qytetarët, ndërsa pushteti po zhytet në borxhe në mënyrë të pakontrolluar dhe po grumbullon detyrime të reja për tenderët e saj kriminalë.

„Gjendja me buxhetin dhe financat është shqetësuese, dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e menaxhimit të keq të pushtetit të udhëhequr nga Hristijan Mickoski, i cili nuk ka kapacitet e as njohuri për ta udhëhequr shtetin siç duhet, por nuk ka as dëshirë. E gjithë kjo manifestohet me stagnimin e rritjes së pagave, nuk ka rritje të pagës minimale, as në pagën mesatare nuk ka diçka të rëndësishme që qytetarët do ta ndiejnë si rritje të standardit jetesor. Shenja e fundit që tregon se e gjithë ajo që po e themi me muaj të tërë është e vërtetë, është huamarrja e re e qeverisë“, tha Filipçe.
Ai shtoi se për huamarrjen e fundit, pushteti kërkoi 300 milionë euro për të mbushur deficitin e thelluar, gjë që sipas tij është edhe një dëshmi tjetër për qasjen diletante të Mickoskit.

„Kanë kërkuar 300 milionë euro, ndërsa kanë marrë vetëm 260 milionë euro. Kërkuan 300 milionë euro sepse duhet të mbushin vrimën e madhe në buxhet. Deficiti po rritet, inflacioni po rritet, diferenca mes të hyrave dhe të dalave është e madhe. E gjithë kjo tregon se ky pushtet po e udhëheq shtetin në mënyrë katastrofale dhe na pret një kolaps financiar. Borxhet totale janë rritur nga viti 2024 e deri më tani për 2 miliardë euro të reja“, tha Filipçe.

Comments are closed

Related Posts