Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Arrestohet 19-vjeçari nga Bojana, pranoi vrasjen e bashkëfshatarit 18-vjeçar
Kronika e Zezë

Arrestohet 19-vjeçari nga Bojana, pranoi vrasjen e bashkëfshatarit 18-vjeçar

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se është arrestuar një 19-vjeçar nga fshati Bojanë i dyshuar për vrasjen e një 18-vjeçari nga i njëjti fshat.

Sipas njoftimit, më 17 maj 2026, në ora 00:50, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria M.B. (19) nga Bojana, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Paraprakisht, në linjën emergjente 192 kishte telefonuar babai i tij, I.B., i cili kishte raportuar se djali i tij i kishte pranuar se më 15 maj 2026, në një zonë pyjore në afërsi të Sarajit, me armë zjarri kishte vrarë B.D. (18) nga Bojana.

Policia ka bërë të ditur se janë gjetur trupi i pajetë i viktimës dhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 19-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Comments are closed

Related Posts